Një person i cili po transportohej me autoambulancë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan.
Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...