Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, fshati Korroticë e lart, saktësisht te Kroi i Mbretit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Daut Hoxha, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.
Hoxha ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, fsh. Korroticë e lart, te Kroi i Mbretit është shkaktuar një aksident trafiku ne mes tri automjeteve; dy vetura dhe një kamionetë,. Si pasojë e këtij aksidenti, sipas informatave fillestare raportohet se tre persona kanë kerkuar ndihmë mjeksore . Patrullat policore dhe ekipi i hetimeve janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin, si dhe per te hetuar shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha./Arbresh.info/
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...