Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Prishtinë, ku ishin përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë.
Njëri nga ta është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Qendren Klinike dhe Universitare.
Lidhur me këtë për Arbresh.info ka folur doktori Avdush Bajgora.
“Gjendja e tij është e rënduar. Ai ka lëndime në kokë, në unazën e dytë të qafës, nuk e ka prekur boshtin spinal. Po ashtu ka edhe lëndime në krahror. Ka lëndime edhe në femur (ashti i kofshës)”, tha Bajgora.
“Pacienti po trajtohet në Qendren Emergjente. Po vazhdojmë ta kemi nën monitorim”, tha ai./Arbresh.info/
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...