Një person ka mbetur i lënduar nga një vet-aksident trafiku që ka ndodhur sot në Komoran.
Altin Gashi , i cili ishte dëshmitarë në vendin e ngjarjes, së bashku me kolegun e tij nga kompania “Royal Security”, Drin Pacolli, tregon se ndihmuan të lënduarin.
Ai thotë se kanë qenë ndër të parët në vendin e ngjarjes dhe kanë dhënë ndihmën e tyre për të aksidentuarin.
Për Arbresh.info, Gashi tha se menjëherë kanë lajmëruar emergjencën, por është dashur të presin rreth një orë për ardhjen e ekipit mjekësor.
Ai, ka shtuar se pavarësisht vonesës së ndihmës së parë, nuk janë ndalur së ndihmuari të lënduarin, i cili ka qenë në rrezik për jetën për shkak të gjakderdhjes së madhe.
Gashi, shprehu shqetësimin se qytetarët tjerë që kalonin, përveç që xhironin kombin e aksidentuar, nuk ndalonin për të ndihmuar./Arbresh.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...