Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ku një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka përfshirë një automjet, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, shoferi i automjetit, H. S., 59 vjeç, ka humbur jetën.
Policia ka bërë të ditur se, nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku si pasojë automjeti ka dalë jashtë rrugës.
“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i automjetit viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë (7) pasagjeret që ndodheshin në automjet. Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksidentohet autobusi në Vushtrri, vdes shoferi dhe disa nxënës lëndohen
Drita rikthehet në krye të tabelës, garë e ashpër për Evropë...
31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në rrethana misterio...
Kush do ta fitonte Big Brother-in mes Selin dhe Gjestit? ...
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit