Një aksident zingjiror ka ndodhur rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli.
Rastin për Arbresh.infoe ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku njoftoi se 8 vetura janë përfshirë në këtë aksident.
Krasniqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Siç njofton njësia e trafiku nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tetë automjete (aksident zinxhiror). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin” tha Krasniqi./Arbresh.info
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar