Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, njofton policia.
Ahmeti tha se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, e që si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.
“Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë