Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar

22:28 | 19 Mars 2026
E.H

Një 29-vjeçar ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motociklete, një kamioni dhe një veture. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i motocikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion.”

“Si pasojë e aksidentit, motociklisti, E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale