Një aksident trafiku në mes dy veturash ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, ku lëndime të vogla trupore ka pësuar një person.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen dy vetura të cilat janë aksidentuar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Në rrugën Ali Kelmendi është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave. Një person ka pësuar lëndime sipërfaqësore, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë