Aksident trafiku mes dy veturave në lagjen Pejton të Prishtinës

16:05 | 2 Maj 2025
E.K

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Pejton të Prishtinës, ku janë përfshirë dy vetura

Si pasojë e këtij aksidenti, janë shkaktuar kolona të gjata në rrugët përreth.

Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me këtë aksident, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk është marrë ende një përgjigje zyrtare./Arbresh.info