Aksident në Vushtrri, pesë të lënduar

11:51 | 25 Gusht 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme, është raportuar për një aksident trafiku, në mes të dy veturave civile.

Në njoftim të Policisë thuhet se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kane pësuar pesë persona, një mashkull dhe katër femra shqiptare.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale