Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën regjionale Pejë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë, ku si pasojë ka vdekur një personi dhe është lënduar rëndë një person tjetër, që të dy këmbësorë.
Sipas Policisë, në ketë aksident ishte i përfshirë automjeti VË “Touran” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti E.Z.
“Këmbësorët viktima të këtij aksidenti janë: K.B.(1984), i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa, lëndime të rënda ka pësuar këmbësori tjetër Gj.R.(1976), i cili nga vendi i ngjarjes me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor.Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IMJ Prishtinë.
I dyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...