Një person është lënduar në një aksident në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 20:40 është raportuar për një aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Të përfshirë kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person” , tha Osmani.
Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit.“Hetues policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, ju kanë përgjigj rastit dhe kanë fillu hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, shtoi ai./Arbresh.info/
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...