Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore nga aksidenti rrugor që ndodhi sot rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë policor për arbresh.info.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe pesë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, bëri të ditur Ahmeti për arbresh.info.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...