Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë tri automjete.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.
“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në lëvizje.
Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka konfirmuar policia./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira