Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj rreth orës 3:30, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Tutje bëhet e ditur se nga aksidenti janë shkaktuar dëme në tri lokale
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet,ngasësi i së cilës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale.”, njoftoi Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut, bën të ditur zëdhënësja Ahmeti./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...