Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në rrugën Milloshevë–Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Tutje, Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Milloshevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri