Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Istog.
Në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 17:00 gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 17:00 Policia është informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog, në afërsi të fshatit Zllakuqan. Në atë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ku 6 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
Njësitet e trafikut të policisë po merren me rastin derisa në vendngjarje kanë shkuar edhe autoambulancat./arbresh.info/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...