Dy persona kanë pësuar lëndime pas përfshirjes në një aksident trafiku në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë arbresh.info se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
“Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti. Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë”, tha Borovci për arbresh.info.
Sipas tij, rreth orës 16:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. /arbresh.info/
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...
Egjipti zyrtarisht bllokon Roblox-in, duke përmendur rreziqe...
Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP
Mblidhet Bordi i ZRRE-së