Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:20, në fshatin Ozdrim të Pejës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Ai tregoi se në aksident të përfshira janë dy vetura.
Të lënduarit sipas Rugovës, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./Arbresh.info/
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë