Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti I cili tha se në aksident janë përfshirë një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë , shkruan Arbresh.info.
Ai tha se viktima është drejtuesi i motoçikletës.
Lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili sipas Zahitit po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Aksident trafiku me fatalitet Mitrovicë , 23 qershor 2024 Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.”, konfirmoi ai./Arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...