Një aksident mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 18 e 30 në magjistralen Pejë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Dolls.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, Xhevat Ibraj, zëdhënës në policinë e Kosovës për rajonin e Pejës i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur katër persona të lënduar.
“Në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Dolls, rreth orës 18 e 30 ka ndodhur një aksident, dy automjete janë aksidentu, katër persona kanë pësu lëndime të lehta trupore sipas informatave që kemi prej mjekëve ndërsa njësitet policorë janë duke u marr me shqimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ibraj./arbresh.info
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...