Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave me tabela të huaja në fshatin Gllarevë të Klinës.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka treguar se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, raporton IndeksOnline.
“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Pesë persona janë lënduar. Njëri nga të lënduarit ka kërkuar ndihmë në emergjencë të spitalit të Pejës, ndërsa të tjerët në në qendër të mjekësisë familjare. Të gjithë pas ndihmës mjekësore janë liruar ”, tha Gashi.
Ai tha se hetuesit kanë dalë në vend të ngjarjes për t’i vlerësuar rrethanat e aksidentit.
Policia po merret me rastin./Arbresh.info/
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë: Dekreti i Vjosa Osmanit p...
Trump: Djali i Khameneit nuk është i pranueshëm, duam udhëhe...
Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...
Hamza pritet nga Rifat Jashari në Prekaz: Sakrifica e familj...
Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgj...
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...