Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident që ka ndodhur në fshatin Mrasor të Gjakovës, sonte rreth orës 20:00.
Dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për trajtim në QKUK.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se arsyeja e këtij aksidenti ka qenë mospërshtatja e kushteve të rrugës.
“Rreth orës 20:00 Veteaksident Fsh. Mrasor. Tre persona te lënduar. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në spitalin rajonal -Gjakovë dhe një në QKUK. Arsyeja është Mospershtatja e kushteve te rrugës”, tha Xhurkaj./arbresh.info/
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...