Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të fshatit Batllavë.
Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinëës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njësiti trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...