Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Brod të Shtërpcës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli i cili tha se pos të lënduarve ka edhe dëme materiale.
Veseli bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugr Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fahatin Brod të Shterpcës , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore . Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore.”, ka thënë Veseli.
Ndër të tjera ai bën të ditur se njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti./Arbresh.info/
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë