Rreth orës 22:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin rrugorë Mazgit-Veternik ka ndodhur një aksident trafiku.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se si pasoj e aksidentit dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, zjarrfiksat dhe ekipi mjekësor.
Tutje Hoxha ka thënë se është njoftuar prokurori dhe njësitet kompetente policore jane duke kryer hetimet lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti tragjik për ndërmarrjen e masave ligjore.
“Ne ne vazhdimësi kemi kërkuar dhe po kërkojmë respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut, në veçanti ato të kufizimit të shpejtësisë, po ndërmerren masa aktive ligjore nga Policia me qellim që të shmangen aksidente të tilla tragjike me humbje të jetëve njerzore”, ka thënë ai./21Media
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit