Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë kërkuar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.” ka thënë Krasniqi./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...