Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe trenit në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes./Arbresh.info/
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...
Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e ...
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëm...
Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet ...
Katari dëbon zyrtarët e Ambasadës së Iranit