Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një veture dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në afërsi të Çagllavicës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur për Arbresh.info se në këtë aksident nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 09:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në afërsi të Çagllavicës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar ai./Arbresh.info
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...