Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:21 minuta në fshatin Vragoli në Fushë –Kosovë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për arbresh.info se në këtë aksident raportohet të jenë përfshirë gjashtë vetura, si pasoj e së cilit, gjashtë persona kanë përfunduar me lëndime.
Sipas tij, njëra korsi e rrugës Prishtinë-Pejë është bllokuar.
“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”, ka thënë Krasnqi./arbresh.info/
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?