Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes gjashtë veturave që ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident katër vetura kanë qenë të parkuara ndërsa dy në lëvizje.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete (2 prej tyre në lëvizje ndërsa 4 të parkuara). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...