Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Jabllanicë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se policia është njoftuar rreth orës 04:44 për aksidentin.
“Në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona. Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të tjerët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës. Njësiti policor është duke u marrë me rastin”, ka thënë Gashi./Arbresh.info
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...