Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti zinxhiror që përfshiu tetë vetura, i cili ndodhi pasditen e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se për shkak të aksidentit, rruga është përkohësisht e bllokuar.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët që gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve”, deklaroi Hoxha.
Ai shtoi se qytetarët duhet të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e gjendjes në vendin e ngjarjes.
“Pas raportimeve shtesë nga kompetentët do të njoftoheni për informacione të tjera”, përfundoi zëdhënësi i Policisë./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...