Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 21:00 në Komunën e Ferizajit, konkretisht në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”.
Rastin e ka treguar për “Indeksonline” Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona. Sipas tij, të njëjtit janë duke marrë trajtimin mjekësorë.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”, ku si pasojë e goditjes në mes dy veturave, janë lënduar gjashtë persona. Ata momentalisht janë bartur në Spitalin e Ferizajt, dhe janë duke marrë trajtimin mjekësor”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Më tutje, ai ka shtuar se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Indeksonline/
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...