Një person ka ndërruar jetë si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnatës rreth orës 01:20 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësor dhe tri vetura, një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësori) me iniciale J.S 19 vjeçar, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ndërruar jetë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Trupi i viktimës J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...