Një person ka ndërruar jetë dhe disa të tjerë kanë mbetuar të lënduar pas një aksidenti në ponoshec të Gjakovës, ka njoftuar për zeri.info Drejtoria Regjionale e Policisë në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija. Ai ka konfirmuar se dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, por janë jashtë rrezikut për jetë.
“Momentalisht jemi në vendin e ngjarjes. Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Ponoshec të Gjakovës, me ç’rast një 78 vjeçare ka vdekur dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Tek aksidenti ka ardhur për shkak se vozitësi 75 vjeçar është kyçur në rrugë pa kujdes dhe si pasojë është goditur nga vetura që ishte në rrugën kryesore. Pasagjerja ishte e ulur në makinën që po kyçej në rrugë”, ka thënë Sahatqija.
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026