Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasoj e një aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Zajm.
Policia e Kosovës njofton se në aksident kanë qenë të përfshirë njё kamion, njё kombi dhe njё veturё me targa vendore, transmeton Arbresh.info.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit
“Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...