Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremt Elezaj, për Arbresh.info ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës mes dy veturave, për pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e një tjetri.
Sipas tij, dy të lënduarit ishin dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është konfirmuar vdekja e njërit prej tyre.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, pohon Elezaj.
Sipas tij, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Arbresh.info/
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...