Një 19 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti me fatalitet në fshatin Gremë të Ferizajt.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai.
Veseli ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti.
“Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrfikësve. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit , i cili ka dal edhe ai në vendin e ngjarjes”, ka shtuar tutje Veseli.
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...
Sateliti i parë malazez lëshohet me sukses në orbitë
Google mund t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë adres...
Interi fiton ndaj Atalantas dhe rimerr kreun e Serie A