Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Kalimashit teksa ka humbur jetën pasagjerja E.S dhe janë lënduar 4 të tjerë.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë brenda tunelit në drejtim të Tiranës, ndërsa të plagosurit i kanë nisur drejt spitalit të Kukësit.
Shërbimet e policisë, urgjencës, dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /albeu.com/

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...