Aksident i rëndë në Prizren (Foto +16)

15:01 | 24 Korrik 2016
M. A.

Një aksident shumë rend ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Suharekë – Prizren. Sipas gazetares se portalit INFOKUSI, tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre ka marrë lëndime të renda.

Policia ka ardhur me vonesë ne vendin e ngjarjes e po ashtu edhe ambulanca qe tashme ka bartur për në emergjencë të lënduarit. Dy veturat e përfshira në aksident janë Mercedes Benz dhe Golf. Në Mercedes kanë qenë tre personat të cilët kanë marrë lëndime të renda.

Sipas gazetares, udhëtarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë të lënduarve. Derisa ka ardhur në vendin e ngjarjes polica dhe ndihma e shpejtë disa qytetarë e kanë bartur njërin nga të lënduarit i cili kishte gjakderdhje të madhe.

aa_1469364988-6566485 a_1469364985-1017356

 

Shpërndaje në rrjete sociale