Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Tërpezë të Malishevës.
Në aksident janë të përfshirë një traktor dhe një automjet.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Ai u shpreh se ka të lënduar nga ky aksident.
“Të nderuar, ju njoftoj se në fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është duke u bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar”, u shpreh Elezi.

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...