Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, më saktësisht në Komoran.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, tha për Arbresh.info se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.
“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?