Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ku ka thënë që si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“Në ora 16:00, në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka shkruar në vend ngjarje dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca. Të përfshira janë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Krasniqi. /arbresh.info /
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...