Dega e Aleancës Kosova e Re (AKR) në Drenas ka konfirmuar se do të mbajnë premtimin e dhënë për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave. Madje të martën sipas kryetarit të AKR-së në Drenas, Elmi Thaqi do të dorëzohet edhe kërkesa në Komunë për leje ndërtimi.
“Të martën do të paraqesim kërkesë për lejë ndërtimi në Komunën e Drenasit dhe shpresojmë se në këtë drejtim nuk do të na dalin pengesa. Fabrika do të nis së ndërtuari menjëherë pas marrjes së lejes dhe e njëjta për një kohë do të jetë në funksion, ku do të punësohet rinia e këtij rajoni”, ka thënë Thaqi.
Ai thotë se e ka mbështetjen e fuqishme të Presidentit të partisë Behxhet Pacolli dhe se ky do të jetë vetëm një prej shumë projekteve që do të realizohen në komunën e Drenasit dhe në gjithë Kosovën.
“Presidenti Pacolli është njeri i fjalës. Ai ka premtuar se do të ndërtohet fabrika në Drenas dhe ajo së shpejti do të nis së ndërtuari. Pra nuk ka qenë vetëm premtim fushate, por një premtim që se shpejti do të shihet”, ka thënë Elmi Thaqi duke shtuar se me ardhjen e AKR-së në pushtet, do të lulëzoj ekonomia në nivel vendi dhe do të hapen mijëra vene të reja punë.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1