Kandidati i AKR-së për asamblist në kuvendin komunal të Prishtinës, e njëherësh edhe drejtor i kulturës në këtë komunë, Besart Vllahinja, shpalosi platformën e tij politike në një tubim të kësaj partie në Hajvali.
Sipas tij, kjo platformë do i hyjë në punë edhe programit qeverisës të AKR-së.
Një nga pikat e kësaj platforme ka të bëjë me krijimin e një sistemi digjital për turistët. Ai thotë se turistët që do vinë në Prishtinë do kenë mundësi të informohen për objektet kulurore, artistike e historike, e ato të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit përmes një sistemi digjital të informimit, i cili do të ishte në shërbim të turistëve.
Po ashtu në këtë program parashihet që të kërkohet të ndërtohet edhe një qendër për testim elektronik të nxënësve si dhe ndërtimin e objekteve të destinuara për bizneset (start up)./klankosova
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën
Kurti nga Hajvalia me porosi për qytetarët: Të dielën bonu s...
Hoxhaj: Bedri Hamza dhe Edi Rama i kanë meritat për heqjen e...
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit