Në kuadër të shitjes përmes likuidimit të 30-të, Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP)të mërkurën nxori në shitje 59 asete të ndërmarrjeve shoqërore anekënd Kosovës, prej tyre për 28 asete nuk pati oferta fare, ndërsa numri total i ofertave të pranuara për 31 asete ishte 88
Përmes kësaj vale të shitjes, Fondit të Privatizimit i shtohen edhe 3 milionë e 986 mijë e 159 euro. Oferta më e lartë në këtë valë ishte (L78) për asetin e ndërmarrjes shoqërore “Morava e Binçes”, toka në periferi të Gjilanit në vlerë prej 1 milion euro.
Oferta e dytë më e lartë ishte edhe për asetin 46-të, libraria Rilindja që gjendet në sheshin “Nëna Terezw” në Prishtinë, nga ofertuesi (L77) në vlerë prej 878 mijë e 900 euro.
Ndërsa, oferta e tretë më e lartë ishte për asetin numër 29, NT “17 Nëntori vetëshërbimi” në Pejë nga ofertuesi (L39) në vlerë prej 795 mijë euro e 451 euro.
Në këtë valë të likuidimit është privatizuar edhe zyra e “Jugobankës ” në Mitrovicë në vlerë prej 50 mijë e 690 euro.
Oferta më e lirë ishte për asetin numër 16, tokë në Klinë në sipërfaqe prej rreth tre hektarë, në vlerë 6 mijë e 200 euro nga ofertuesi L10. Këto parcela gjenden afër rrugës Mitrovicë-Pejë, zona kadastrale Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt.
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...