Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e publikimeve të informatave për procesin e zhvilluar të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, publikoi sot gjashtë raporte të azhurnuara me informata për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që aktualisht shfrytëzohen nga palë të ndryshme.
“Publikimet e sotme paraqesin: Raportet përmbledhëse të aseteve të pa shitura e aktualisht të shfrytëzuara pa kontratë të qirasë; Raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pa shitura aktualisht të uzurpuara; Raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pa shitura aktualisht të shfrytëzuara nga palët që kanë shprehur interesim për kontratë me qira; Raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pa shitura aktualisht të shfrytëzuara nga rastet sociale; Raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pa shitura e aktualisht të shfrytëzuara nga ndërmarrjet publike; dhe Raportet përmbledhëse dhe detajet e aseteve të pa shitura e aktualisht të shfrytëzuara nga institucionet vendore”, thuhet në komunikatën e AKP-së.
AKP, në bazë të “Udhëzuesit për lirimin e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH)”, nuk i konsideron Institucionet Vendore dhe Ndërkombëtare si uzurpatorë t ë pronave shoqërore, por do të vazhdoj të diskutoj me institucionet qendrore përkatëse për të përcaktuar nivelin e qirasë të cilën duhet paguar për shfrytëzimin e pronave të Ndërmarrjeve Shoqërore.
“Uzurpatorë konsiderohen ato palë të treta të cilat i shfrytëzojnë këto prona paligjshëm për qëllime komerciale dhe të cilët nuk e pranojnë autoritetin administrativ të AKP-së të paraparë në nenin 5 të ligjit të AKP-së për administrimin e pronave shoqërore”, thuhet në komunikatë.
Sipas AKP-së listat e publikuara do të azhurnohen periodikisht, ndërkaq ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyrat rajonale të Agjencisë. Agjencia do të korrigjoj ndonjë lëshim eventual me rastin e publikimit periodik të këtyre listave.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...