Duke vepruar në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për regjistrimin në pronësi të Republikës së Kosovës të të gjithë pronave të paluajtshme që ndodhen në territorin e Republikës së Kosovës e të cilat kanë figuruar në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë ndërrimin e pronësisë së këtyre pronave në regjistrat pronësorë.
“Kjo do të thotë se në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, sistem ky i cili administron regjistrat pronësorë zyrtar në Republikën e Kosovës, këto prona figurojnë në pronësi të Republikës së Kosovës”, bën të ditur ky Agjencion në një njoftim për media.
Procesi për kthimin e këtyre pronave kishte filluar në vitin 2015 nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa pas kontrollit dhe identifikimit të këtyre pronave dhe në bashkëpunim mes institucioneve të ndryshme vendore, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka azhurnuar regjistrat pronësorë duke regjistruar si pronar të këtyre pronave Republikën e Kosovës.
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...